Drama e madhe fundos Malagan, 112 minuta lojë për të zhvlerësuar golin e Armando Sadikut

Malaga nuk ka arritur të marrë dot më shumë se 1 pikë në ndeshjen e sotme kundër Lugo. Avantazhi erdhi shumë shpejt me anë të sulmuesit shqiptar Sadiku, që në minutën e  12 arrin të gjejë rrjetën kundërshtare. Por kjo nuk ka mjaftuar, teksa 100 minuta më vonë do të ishin miqtë që do të barazonin gjithçka.

Gjyqtari i katërt akordoi 10 minuta shtesë në këtë përballje dhe këto rezultuan dramatike për Malagën. Ekipi i Lugo arriti të shfrytëzonte shansin e fundit të këtij takimi, ku me një goditje dënimi në minutën e 112, Pita arriti ta dërgonte topin pas shpinës së portierit, duke zhvlerësuar kështu atë gol të Sadikut në pjesën e parë./Sport Ekspres/