Drama e Filipe Luis, sërish jashtë Botërorit për dëmtim të rëndë

0

Atletiko e Madridit fitoi dje pa asnjë problem në Moskë ndaj Lokomotivës, por kënaqësia e fitores u zbeh nga dëmtimi që pësoi mbrojtësi i djathtë Filipe Luis, i cili dha edhe asistin e golit të parë. Braziliani u përplas keq me një mbrojtës rus dhe u transportua jashtë me barelë, ndërkohë që u kuptua që në fillim që ishte problem shumë serioz.

Kontrollet e detajuara mjekësore sot kanë evidentuar thyerjen e personit, çka do të thotë se Filipe Luis mbyll sezonin, por gjithashtu do të humbasë edhe Kupën e Botës dhe do të kthehet në vjeshtë.

Lajm i tmerrshëm për brazilianin, i cili edhe në vitin 2010 mungoi për dëmtim në Kupën e Botës dhe do të hyjë në histori si një ndër mbrojtësit më të mirë brazilianë që nuk ka luajtur dot në Kupën e Botës. Për më tepër, këtë verë Luis mund të luante titullar, duke parë formën e dobët të Marsejës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here