Drama absurde, ish-talenti i Parmës masakron familjen

Histori rrënqethëse ajo që vjen nga Italia, ku në Parma është regjistruar një vrasje e dyfishtë. Autori i vrasjes është Solomon Njantakji, 21 vjeç, i cili u ka marrë jetën nënës dhe motrës së tij 11-vjeçare.

Njantakji, ganez, është rritur te të rinjtë e e Parmës, tashmë është arrestuar dhe ka pranuar se ka vrarë motrën dhe nënën 43-vjeçare. Ngjarja ndodhi në apartamentin ku jetonin, në Parma, në lagjen multietnike të San Leonardos.

Kufomat e viktimave të krimit makabër i zbuloi vëllai Rajmond, 25 vjeç, i cili njoftoi policinë, ndërsa autori i krimit u kap në Milano nga policia.

Në sezonin 2014/15 Roberto Donadoni e grumbulloi Solomon Njantakjin disa herë në Serinë A, por ishte viti i falimentimit të Parmës dhe për ganezin gjithçka shkoi keq. Edhe dy aventura te Tuttokuoio e Imoleze, në huazim, nuk ishin me fat.

E mbaj mend, ishte mesfushor, stërvitej me ne dhe e mora në stol në skuadrën e parë, disa herë. Nuk është e lehtë të kuptosh karakterin e një lojtari të ri në një skuadër të Serisë A, por mbaj mend që ishte një djalë i qetë, shumë i heshtur. Nuk e di çfarë ka pasur në mendje, nëse e ka bërë ai atë krim. Nuk e kuptoj arsyen, në kushte normale askush nuk e bën një krim të tillë”, deklaron Roberto Donadoni.

Jam pa fjalë: Solomon ishte një djalë i heshtur dhe paqësor, nuk do vriste as një mizë. Ka vuajtur nga depresioni. Në një vit e kam dëgjuar të flasë dy herë. E dija që kishte probleme dhe e mora në Lega Pro vjet. Pas 15 ditësh në grumbullim, kërkoi të largohej sepse kishte mall për familjen. Tani jam i tronditur”, rrëfen Kristiano Lukareli, ish-sulmuesi i njohur, i cili e drejtoi djaloshin te të rinjtë e Parmës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *