Doviciozo i përulet kampionit: Markez bëri diferencën!

Mark Markez arriti të fitonte garën e Motegit në Japoni, duke u shpallur kampion bote në MotoGP. Titulli i pestë në karrierë për 25-vjeçarin e Hondës, ndërsa nuk kanë munguar elozhet për të. Andrea Doviciozo tentoi deri në fund të rivalizonte me spanjollin, por nuk ia doli. Dukati i italianit ishte në formë, por Markez bëri përsëri diferencën, duke triumfuar për të pestën herë në kampionatin e MotoGP.

E përgëzoj Markun, e ka supermerituar. Këtë sezon nuk e kishte motorin për të arritur një diferencë prej 100 pikësh në renditje, por u treguar vendimtar. Jam i zhgënjyer për garën e sotme, dëshironim ta fitonim për të luftuar deri në fund. Kërkova t’i shkëputem dhe të krijoj distancë me të, sepse të dueloja në fund të garës me të nuk është diçka që ta këshillon doktori. Motori jonë është përmirësuar dhe jemi të shpejtë.”

“Pas garës së Brno kemi qenë gjithmonë në formë dhe konkurrues. Vetëm Markez ka bërë më mirë se ne, duhet ta studiojmë më mirë që të jemi gati për sezonin e ri. Duhet të ‘shpikim’ diçka, sepse nuk është e thjeshtë të luftosh me Markun. Nderime dhe njëherë, sepse e bëri ai diferencën dhe jo motori i tij”, përfundon 32-vjeçari italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *