Dosti në rolin e “drejtorit sportiv”, bën një sygjerim: Ky sulmues më i mirë se të gjithë të Partizanit

Legjenda e njohur e futbollit shqiptar, Edmond Dosti, nuk mund ta harrojë Partizanin. Zemra që rreh gjithmonë për këtë klub, bën që shpeshherë Dosti të mos qendrojë i distancuar nga situata ku gjendet skuadra.

Përshembull në rastin konkret, Partizani vuan shumë për gjetjen e golit. Pavarësisht afrimeve që janë bërë në merkato, të kuqtë e kanë të vështirë të gjejnë rrjetën. Pikërisht për këtë arsye, në rolin e “drejtorit sportiv” sygjeron sulmuesin nigerian, Moses Ogbu. Ky i fundit ka qenë pjesë e klubit të Grimsby Town në “League Two” që zhvillohet në Angli. “Më i mirë se të gjithë sulmuesit e ardhur te Partizani”, shkruan Dosti në “Facebook” për lojtarin që është pa ekip. /Sport Ekspres/