Dortmundi”piketon” mbrojtësin e Gjermanisë, drejtuesit gjejnë akordin

Borusia e Dortmundit ka filluar të mendojë për sezonin tjetër. Një ndër objektivat kryesor të drejtuesve të klubit gjerman është gjetja e një mbrojtësi të majtë që jep garanci .

Sipas “Sport Bild”, Dortmundi ka arritur akordin me mbrojtësin e Hofenhajmit, Niko Shulc. Bisedimet me klubin po vazhdojnë, pasi drejtuesit e Borusias nuk duan që të paguajnë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh.

Shulc është 26 vjeç dhe në muajt e fundit ka qenë zgjedhje e parë e Joakim Lëv në formacionin e kombëtaren gjermane. Forma në rënie e kapitenit Marsel Shmelzer ka bërë që Dortmundi të vihet në lëvizje për të rinovuar këtë repart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *