Dortmundi zgjedh trajnerin e ri, Favre kthehet te Borusia “e gabuar”

Borusia e Dortmundit ka zgjedhur trajnerin e ri, duke zyrtarizuar kontratën me zviceranin Lysien Favre.

60-vjeçari ka drejtuar Nicën në Francë në dy sezonet e fundit, duke bërë një punë të shkëlqyer, ndërsa tani kthehet në Bundesligë dhe firmos një kontratë dy-vjeçare.

Në Gjermani Favre është shumë i vlerësuar për punën e shkëlqyer që ka bërë te Herta dhe të Borusia e Mënçengladbahut, me të cilën shkoi në Champions League.

Pikërisht Gladbahu i ka kushtuar një postim plot humor në Twitter ish-trajnerit të vet: “Mirë se u ktheve në Bundesligë, Favre. Dhe mos harro, kur të të thonë Borusia, tani e tutje e kane fjalën për Dortmundin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *