Dortmundi përgatit ofertën për Hazard, vjen reagimi i lojtarit

Borusia e Dortmundit shiti Kristian Pulisiç tek ekipi i Çelsit për shumën e 58 milionë sterlinave dhe amerikani i krahut të sulmit do të qëndrojë i huazuar deri në fund të këtij sezoni në Gjermani, për të nisur aventurën ishullore me ekipin e Sarrit në verë.

Verdhezinjtë kryesojnë Bundesligën dhe janë kualifikuar më tej në Champions, aty ku do të përballen me Totenhemin për të siguruar një vend në çerekfinale. Trajneri Favre kërkon një zëvendësues për Pulisiç dhe drejtuesit e klubit kanë nisur punën për të kënaqur trajnerin zviceran.

Siç raporton gjermanja “Bild”, Dortmundi ka nisur bisedimet me Gladbahun për të siguruar shërbimet e Torgan Hazard, për të cilin interesohet dhe Bajerni i Mynihut. Belgu po zhvillon një sezon shumë të mirë dhe ka shënuar nëntë gola në kampionat.

Torgan Hazard

Kartoni i tij vlerësohet 38 milionë sterlina, ndërsa Dortmundi po punon për ta ofruar në verë. 25-vjeçari ofensiv ka folur rreth këtij interesimi, por për momentin është i përqendruar për të mbyllur sa më mirë sezonin me ekipin e tij.

Ndoshta do të transferohem në fund të sezonit, pasi Dortmundi dhe Bajerni janë klube të mëdha. Verdhezinjtë po luajnë një futboll të bukur, ndërsa Bajerni i është rikthyer garës për titull. Por, në këtë moment nuk mund të flas për klubet e tjera, sepse i kam dhënë fjalën drejtuesve të Gladbahut që do të përqendrohem totalisht në gjysmën e dytë të sezonit me ekipin. Pas dy viteve pa Europë, duam të kthehemi atje dhe unë dua të vazhdoj të përmirësohem”, përfundon Torgan Hazard, vëllai i Edenit të Çelsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *