Dortmundi përforcon mbrojtjen, akord me talentin e Bokës

0

Pjesa e parë e sezonit shkoi në mënyrë perfekte për Borusian e Dortmundit, që kryeson në kampionat me gjashtë pikë më shumë se Bajerni i Mynihut dhe u rendit e para në grupin e saj në Champions Ligë.

Verdhezinjtë shpresojnë të jetë viti i duhur për t’u rikthyer te titulli, ndërsa në Champions do të përballen në një duel të dyfishtë spektakolar me anglezët e Totenhemit. Drejtuesit e Dortmundit po punojnë në merkato dhe i kanë dhuruar një përforcim në mbrojtje trajnerit Favre.

Leonardo Belardi

Siç raporton “Sport Bild”, ekipi gjerman ka arritur akordin me Boka Zhuniors për transferimin e Leonardo Belardi. 19-vjeçari luan në qendrën e mbrojtjes dhe bën mirë dhe atë të shkatërruesit. Dortmundi ka paguar 16 milionë euro për kartonin e të riut, i cili do të fluturojë drejt Gjermanisë për t’u bashkuar me ekipin e ri në javën e ardhshme.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.