Dortmundi për titull, firmos dhe me talentin e Barçës

Dortmundi duket se nuk di të ndalet në këtë merkato. Pasi siguroi firmën e Julian Brand, Niku Shulc, Thorgan Hazard dhe Mats Humels, verdhezinjtë kanë gjetur akordin dhe me futbollistin e dalë nga akademia e Barcelonës, Mateu Morej.

Mbrojtësi i djathtë, i lindur në vitin 2000, kaloi disa sezone në “La Masia”, por nuk iu sigurua një vend në ekipin A, çka bëri që 19-vjeçari të mos rinovojë dhe të studiojë ofertat. Dortmundi ka kontaktuar me agjentin e tij dhe parimisht, është arritur një marrëveshje, me Morej që do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare në “Signal Iduna Park”.

Mateu Morej me fanellen e Spanje U19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *