Dortmundi paralajmëron Monakon!

0

 

E gjithë vëmendja do të jetë në “Juventus Stadium” sonte në mbrëmje, aty ku Juventusi do të presë Barcelonë në një klasike të futbollit evropian. Por diku më lart në veri të Evropës, në Dortmund do të luhet një tjetër ndeshje spektakolare në Ligën e Kampioneve. Dormtundi do të presë Monakon, në një takim ku përballen dy nga skuadrat më sulmuese dhe më spektakolare në këtë kompeticion. Humbja përballë Bajernit të Mynihut në fundjavë (1-4) nuk ka prishur humorin në kampin verdhezi, pasi duket se gjithçka është fokusuar te takimi përballë Monakos. Trajneri i Borusias, Tomas Tuhel duke folur për ndeshjen ka vënë në dukje forcën sulmues etë Monakos, por ka nënvizuar se do t’i përgjigjet francezëve duke i sulmuar.

Në sulm – “Ndaj një skuadre si Monako e dimë fare mirë se çfarë duhet të bëjmë. Nuk mund të luajmë vetëm në mbrojtje, sepse kjo do të ishte vetëvrasje. Ne do t’i sulmojmë kur kemi zotërimin e topit, por do t’i sulmojmë edhe kur topin ta ketë kundërshtari”- ka thënë Tuhel.

Shanse të barabarta – Sa për kualifikimin, trajneri i gjermanëve ka nënvizuar se ai do të vendoset në harkun e 180 minutave. “Nuk mendoj se kualifikimi për në gjysmëfinale do të vendoset në Dortmund. Takimi do të vendoset në 180 minuta dhe mendoj se të dy ekipet kemi shanse të barabarta.”

Kundërshtari – “Fakti që janë në vendin e parë në kampionatin francez flet vetë. Kanë një grup të shkëlqyer lojtarësh. Nuk mendoj se duhet të flasim për emra të përveçëm si Falkao apo Mbape, sepse mOnako funksionon si grup”- ka mbyllur Tuhel.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here