Dortmundi nuk ndalet, blen për 20 milionë euro shokun e Abrashit

0

Një ditë më parë Borusia e Dortmundit zyrtarizoi kontratën me trajnerin Peter Bos, i cili ka lënë Ajaksin për të shkuar në Bundesligë.

Sot k ardhur zyrtarizimi i radhës nga Dortmundi, që ka blerë mesfushorin Maksimilian Filip nga Frajburgu, për 20 milionë euro, një operacion madhështor për Frajburgun, që e mori falas në fillim të vitit 2013 nga Energi Kotbusi dhe e transformoi në fenomen.

23-vjeçari do të jetë pjesë e Gjermanisë në Europianin e 21-vjeçarëve që nis pas pak ditësh, ndërsa tashmë hedh hapin e madh në karrierë, duke firmosur për 5 vjet.

Në sezonin e fundit Filip luajti 25 ndeshje në kampionat, duke shënuar 9 gola, ndërkohë që alternohej në disa pozicione, si mesfushor krahu apo sulmues, krah e qendër.

Shoku i skuadrës së Amir Abrashit ka folur pas firmave: “Borusia është një ndër klubet më të mëdhenj në botë, është një nder për mua që do të kem mundësinë të luaj këtu. Mendoj se në moshën 23-vjeçare jam i pjekur dhe në momentin perfekt për të hedhur këtë hap në karrierën time. Tani dua të zhvillohem edhe më shumë te Dortmundi”.

Është një verë e nxehtë për Dortmundin, që përveç trajnerit dhe mesfushorit të zyrtarizuar sot, ka mbyllur më herët edhe afrimin e qendërmbrojtësit adoleshent Dan-Aksel Zagadou me parametër zero nga PSG.

Gjithashtu, prej javësh janë zyrtarizuar blerjet e qendërmbrojtësit Omer Toprak nga Leverkuzeni dhe mesfushorit Mahmud Dahud nga Borusia Mënçengladbah.

“Jemi të ngazëllyer që arritëm të blinim një lojtar si Maksimilian Filip, i kërkuar brenda e jashtë Gjermanisë. Ai ka një të ardhme të shkëlqyer përpara”, deklaroi sot drejtori sportiv Mikael Cork.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image