Dortmundi ndërton të ardhmen, blen edhe talentin e Gladbahut

0

Borusia e Dotmundit sheh larg dhe që tani ka siguruar disa lojtarë për sezonin e ardhshëm, me dy kritere: lojtarë të rinj dhe njëkohësisht me eksperiencë të rëndësishme.

Kritere që i plotëson edhe blerja e fundit e klubit gjerman, mesfushori i Gladbahut, Mahmud Dahud, i cili do të bashkohet me Borusian e Dortmundit në fund të sezonit.

Dahud është rritur te Gladbahu, por kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm dhe nuk ishte arritur marrëveshje për rinovim, ndaj Gladbahu ka vendosur ta shesë.

Mesfushor me origjinë siriane luan me Under-21 të Gjermanisë, ndërsa ka luajtur 76 ndeshje për Gladbahun deri tani (17 ndeshje në kupat e Europës), duke shënuar 7 gola e duke dhënë 14 asiste.

“Dahud është një mesfushor qendror mjaft i talentuar, të cilin kemi vite që e vëzhgojmë rregullisht”, shpjegon drejtori sportiv i Dortmundit Mikael Cork. “Ai ka treguar se është i aftë të luajë në nivele të larta”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here