Dortmundi merr shembull nga Barcelona

0

Borusia e Dortmundit kishte një mision jo të thjeshtë, por më të lehtë se Barcelona, kjo nuk ka diskutim. Sot skuadra gjermane duhej të përmbyste humbjen 1-0 pësuar në Portugali, ku në fakt Benfika nuk meritonte as barazimin, por ishte Obamejang ai që fali gola pa fund he humbi edhe 11-metërsh.

Sot Obamejang e kishte ndarë mendjen: do ta kualifikonte me çdo kusht Dortmundin!

E teproi afrikani: 3 gola, në minutat 4, 61 e 85, ndërsa mesfushori in talentuar Pulishiç shënoi golin e dytë të ndeshjes, në minutën e 59-të.

Po Benfika? Klub gjigant, por nuk ka më skuadër të aftë të fitojë trofe në Europë, fatkeqësisht.

LIGA E KAMPIONEVE  – 1/8-at FINALE

DORTMUND – BENFIKA       4-0

Golat: Obamejang 4′, 61′,85′, Pulishiç 59′

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image