Dortmundi me marsh të pestë, verdhezinjtë nuk ndalen as në derbi

Borusia e Dortmundit  arriti të fitonte me rezultatin 2 – 1 ndaj rivalëve të përjetshëm të Shalkes pas një pritje që ka zgjatur për më shumë se tre vjet. Tomas Delajni dhe Xhejdon Sannco ishin autorët e golave për Dortmundin, ndërsa për vendasit shënoi Kalixhuri me anë të një 11-metërshi.

Heroi i fitores është padyshim anglezi Xhejdon Sanço, i cili edhe pse vetëm 18-vjeç është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të kryesuesve të Bundesligës.  Skuadra e Lysjen Favre po e përballon më së miri presionin e bavarezëve, të cilët qëndrojnë nëntë pikë pas tyre.

Bajerni i Mynihut e pati shumë të lehtë përballjen ndaj “fqinjëve” të Nyrnbergut. Djemtë e Niko Kovaç fituan me rezultatin 3 – 0, falë dopietës së Levandovksit dhe golit të Riberi. Diferenca me kryesuesit e Dortmundit qëndron në nëntë pikë, por të paktën bavarezët kanë “parakaluar” përkohësisht Gladbahun për vendin e dytë renditje.

Lajpcig është mundur thellë nga Frajburgu me rezultatin 3 – 0, ndërsa vazhdon kriza e Augsburgut që me humbjen e pësuar sot ndaj Levekuzenit, shënon ndeshjen e katërt radhazi që del me 0 pikë nga fusha e blertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *