Dortmundi “masakron” Nyrnbergun, Lajpcig rikthehet te fitorja

0

Ndeshjet e sotme të Bundesligës nuk kanë pasur asnjë surprizë. Të gjitha ekipet favorite kanë arritur të marrin tri pikët, madje në “Signal Iduna Park”, Dortmundi ka dhuruar spektakël duke mundur 7-0 Nyrnbergun, në një 90 minutësh që do të mbahet mend gjatë, ku shënuan Rojs 2x, Larsen, Hakimi, Akanzhi, Sanço dhe Vaigl.

Dopieta e Rojsit bëri që kapiteni i ekipit verdhezi të arrijë në kuotën e 100 golave për Dotmundin. Një shifër kjo që vlen shumë për gjermanin, i cili ka qenë një tifoz i Borusias që në fëmijëri.

Lajpcig mundi në shtëpi Shtutgartin me rezultatin 2-0 fal golave të Orban dhe Agustin, ndërsa Borusia Mënshengladbah fitoi 3-1 ndaj Frankfurtit. Tri pikë mori dhe Bajer Levekuzen në transfertën në Dyseldorf. Mainci dhe Volfsburgu u ndanë me nga një pikë pas barazimit pa gola

Gjermani Bundesliga/ JAVA V

Fortuna Dyseldorf – B. Leverkuzen 1 – 2

M’Gladbah – E. Frankfurt 3 – 1

Dortmund – Nyrnberg 7 – 0

Mainc – Volfsburg 0 – 0

Lajpcig – Shtutgart 2 – 0

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.