Dortmundi “kyç” Sançon, drejtuesit e konsiderojnë të pashitshëm

Sulmuesi i Borusia Dortmund, Xhejdon Sanço, është kthyer në një ndër objektivat kryesor për shumë skuadra elitar. Talenti anglez është vetëm 18 vjeç, por është kthyer në një ndër lojtarët më të mirë të Bundesligës.

Për të ardhmen e lojtarit ka folur së fundmi drejtori sportiv i Dortmundit, Mikael Zork, i cili bëri të qartë se Sanço do të vazhdojë të mbetet pjesë e Borusias të paktën deri vitin tjetër: “Sanço do të jetë pjesë e Dortmundit edhe sezonin tjetër. Ne presim shumë nga ai në të ardhmen. S’na ka shkuar në mendje t’i vendosim një çmim e tij, por mund të them se edhe nëse na kontaktojnë klubet më të mëdha në botë”, tha Zork.

Sanço u ble nga Dortmundi në verën e 2017-ës për 8 milionë euro nga Mançester Siti. Kontrata e 18-vjeçarit me klubin gjerman mbaron në vitin 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *