Dortmundi blen “Kodrën e spiunëve”

0

Histori e veçantë nga Gjermania: Borusia e Dortmundit i është kthyer merkatos dhe ka blerë një… kodër.

Bëhet fjalë për një copë toke afër kompleksit stërvitor të klubit gjerman, ku është edhe një kodrinë ku prej vitesh qëndrojnë spektatorë për qejf tifozë, por edhe vëzhgues klubesh rivalë.

Kjo ka shqetësuar shpesh trajnerët e Dortmundit dhe fillimisht ishte Jyrgen Klop që u ankua se i zbulojnë lëvizjet taktike, ndërsa këtë sezon është ankuar edhe Tomas Tuhel.

Zgjidhja? Për 326.900 euro Dortmundi ka blerë tokën ku është kodrina dhe tashmë ka nisur ta rrethojë me kangjella.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here