Dortmund-Shalke rikthehet sërish/ Derbi më i ashpër në Gjermani dikur luhej me 4 luanë në fushë, sot pa tifozë

0

Në Gjermani e cilësojnë si një nga derbit më të ashpër ndër vite e gati-gati më të dhunshmin. Dortmund-Shalke ka qenë gjithmonë një ndeshje e ndezur e me tension mjaft të larte. Dy grupet e tifozëve kanë qenë dhe mbeten mes rivalët më të mëdhe nj që futbolli gjerman ka njohur. Nuk bëhet fjale thjesht për një ndeshje normale, por për një hakmarrje dhe një kthim restoje vit pas viti.

Fill pas krijimit më 1909, Dortmund iu desh që të mbërrinte në vitin 1947 për të rikthyer kontrollin që mbante Shalke. Një fitore e verdhezinjëve që ndezi edhe më tepër tensionet e tifozerive. Tymueset dhe trazirat në stadium ishin diçka normale në takimet mes tyre. Piku i situatës kaotike do të arrihej në janar të vitit 1970. Lojtarët e Dortmund sapo hynë në fushë, u përballën me 15 kundërshtarë, 4 prej të cilëve ishin luanë. Po po, luanë.

Tifozët e Shalkes kishin arritur të merrnin me qira 4 luanë nga një kopsht zologjik i qytetit për të surprizuar rivalët. Dhe kështu ndodhi. Së bashku me lojtarët edhe 4 luanët arritën të hyj ë në fushë duke shkaktuar një situatë vërtetë kaotike nga ana psikologjike e e çdo lojtari. Kjo njohet si skena më e dhunshme e këtyre viteve. Por sot, me rinisjen e kampionatit 2019/2020, ndeshja mes Dortmund dhe Shalke luhet si rrallë herë pa tifozë. Atë të cilët i kanë dhenë gjithmonë një atmosferë ndryshe këtij derbi, ndoshta diku duke edhe e tepruar me reagime të ashpëra./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.