Dortmund në çerekfinale, por sa vuajtje!

0

U deshën 1-metërshat që Borusia e Dortmundit të eliminonte Hertën e Berlinit, në 1/8-at e Kupës së Gjermanisë, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në “Signal-Iduna-Park”. Herta rezultoi një “kockë e fortë”, sepse shënoi në minutën e 27-të me Salomon Kalun, por Marko Rojs barazoi gjithçka në minutën e e 47-të, pas një asisti nga talenti Pulisiç. Më pas nuk pati gola dhe në shtesë greku Papastathopulos u ndëshkua me karton të kuq, duke bërë që fati i kualifikimit të përcaktohej nga 11-metërshat. Aty Herta bëri gjithçka heq, sepse Lushtengerberger, Darida e Salomon Kalu gabuan, ndërsa te Dortmundi gaboi vetëm Pulisiç, duke bërë që të verdhët të fitonin 4-3 me penallti.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here