Dortmund-Monako luhet sot, dyshohet te sulmet terroriste

0

Disa shpërthime, në rrugën ku kalonte autobusi i Dortmundit, u rrezikuan jetën lojtarëve të Dortmundit dhe dëmtuan rëndë automjetin, por për fat asnjë i vdekur. Ky është bilanci i ngjarjes së djeshme në Dortmund, që çoi te shtyrja e takimit të Ligës së Kampione kundër Monakos.

Tani po hetohet për të zbuluar autorët dhe arsyet e atentatit, por ende askush nuk e ka idenë pse ndodhi gjithë kjo histori.

E sigurt është se sulmi ishte i planifikuar dhe bombat ishin vendosur pikërisht në vende ku autobusi detyrohej ta ulte shpejtësinë, pra autorët e njihnin mirë terrenin.

Hetuesit thonë se kanë gjetur edhe një letër në vendngjarje, pa sqaruar detaje, por mediat në Gjermani pretendojnë se shkruhej “Në emër të Allahut”.

Nëse është e vërtetë, sulmi mund të ketë sfond terrorist, por versioni nuk konfirmohet nga hetuesit.

Ndërkaq, është vendosur të luhet sot, nën masa mjaft të rrepta sigurie. Lojtarët e Dortmundit janë të tronditur, Mark Bartra është në spital, por klubi deklaron se do ta gjejë forcën për ta kaluar këtë moment delikat, edhe me ndihmën e tifozëve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here