Dortmund magjik, Bajerni jashtë kupës

0

Eliminimi i hidhur nga Liga e Kampioneve duket se e ka dërrmuar keqas Bajernin e Mynihut, që krejt papritur po sheh të zbehet një fundsezoni që mendohej ndryshe.

Dakord, kampionati nuk është një arritje e vogël, por pas Ligës së Kampioneve është shuar edhe objektivi tjetër sezonal, ai i Kupës së Gjermanisë.

Bavarezët luanin në Mynih sot kundër Dortmundit, rivalit të egër të dekadës së fundit, ndaj niseshin favoritë, por rezultoi ndryshe.

Rojs shënoi në minutën e 19-të për Dortmundin, Martinez barazoi 9 minuta më pas.

Ish-i Humels shënoi në minutën e 41-të për Bajernin, që  pati edhe raste të tjera për të “varrosur” rivalët, por nuk ndodhi kështu, sepse Levandovski me shokë gabuan shumë dhe Dortmundi reagoi fuqishëm.

Në minutën e 69-të Obamejang gjeti barazimin dhe 5 minuta më vonë erdhi goli vendimtar i ndeshjes, një gol i mrekullueshëm nga Dembele.

Aty u shkërmoq kështjella bavareze, sepse nuk pati më gola dhe nuk dhanë fryte as futjet e Myler dhe Duglas Kostës.

Dortmundi në finale, kundër Aintrahtit të Frankfurtit, Bajerni në shtëpi, për të mbrojtur kreun në Bundesligë dhe për të kuruar plagët.

Image may contain: 2 people, people smiling, text

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image