Dorëzohet Sopoti, bojkot kampionatit

0

Pa fitore prej shumë javësh, pa para dhe tashmë pa shpresa për mbijetesë, Sopoti dorëzohet.

Me një njoftim në Facebook, klubi njofton bojkotin e kampionatit, duke akuzuar bashkinë për mungesën e financave dhe duke denoncuar arbitrimet e aleancat e rivalëve.

Gjithsesi, Sopoti po ha çorbën e shëmtuar që ka gatuar vetë, sepse ka vite që endet rrugëve, duke mos bërë asgjë për stadiumin në Librazhd. Justifikimet janë të kota, sepse premtimet elektorale për Sopotin ishin të jashtëzakonshme. E turpshme!

DEKLARATA E PLOTË E KLUBIT SOPOTI

BOJKOT
Skuadra ndodhet ne nje moment shume te veshtire.
Mungesa e financave, arbitrimet kundra me nje skenar haptazi anti-Sopotit, por edhe aleancat e rivaleve, kane derguar ekipin ne bojkotin e stervitjes se dites se hene.
Ekipi ndodhet ne nje gjendje te mjeruar dhe jetim.
Lojtaret te njoftuar nga Bashkia se nuk do te kene me paga, sot jane ndjere te pa shprese kur mbeten edhe 3 ndeshje nga fundi.
Seriozisht po mendohet bojkoti ne sfiden e rradhes ndaj Turbines.
Nese nuk do te kete reagim ndaj ketyre kerkesave:
1. Arbitrimet kundra.
2. Aleancat e kundershtareve.
3. Mungesa e anes financiare.
Ekipi do te bojkotoj kampionatin. Ne kete menyre te gjithe do te jene te lumtur, ata qe e deshirojne dicka te tille.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image