Dorëzohet presidenti i Benfikës: Ka vetëm një mënyrë për ta mbajtur Zhoao Feliks

Presidenti i Benfikës është dorëzuar sa i përket Zhoao Feliks. Dy klubet e Mançesterit po insistojnë për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit të talentuar dhe Luis Filipe Vieira e ka të pamundur të përballojë presionin e gjigantëve anglezë.

Klauzola e largimit të fantazistit është 120 milionë euro, por paratë nuk janë aspak problem për klubet angleze. Vetë “ylli” i Benfikës kërkon të largohet dhe presidenti e ka të qartë dëshirën e tij. Megjithatë, ekziston një mënyrë që Zhoao Feliks të luajë edhe një sezon me “Shqiponjat e Lisbonës”.

Nëse dikush paguan 120 milionë euroshin e përcaktuar në klauzolë nuk ia vlen më të ëndërrojmë për qëndrimin e Zhoaos. Të ardhmen e vendosin ai dhe familja e tij. Po bëjmë të pamundurën për ta bindur për të qëndruar, por ka vetëm një mënyrë: shitja e tij dhe mbajtja për një vit huazim. Nëse jo, Zhoao do të largohet”, përfundon presidenti i Benfikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *