Dorëzohet DBU, marrëveshje me lojtarët

Danimarka u përfshi në kaos së fundmi, pasi lojtarët ishin në konflikt me Federatën Daneze të Futbollit, që nuk lejonte lojtarët në ndeshjet e kombëtares të reklamonin në aksesorët e tyre sponsorët personalë.

Kjo bëri që në ndeshjen e Sllovakisë të zbriste në fushë një skuadër me amatorë dhe Danimarka u mposht 3-0. Një rezultat i mirë kur mendon se me çfarë ekipi janë përfaqësuar danezët. Gjithsesi tashmë ka paqe të përkohshme mes lojtarëve dhe Federatës.

Është arritur një marrëveshje deri më 30 shtator dhe në ndeshjen kundër Uellsit të dielën ekipi i parë do të zbresë në fushë. Federata është dorëzuar dhe lojtarët mund të mbajnë për momentin sponsorët personalë.

Duket se DBU (Federata Daneze e Futbollit) i është trembur një humbjeje me goleadë në shtëpi me Uellsin, çka nuk do të pritej aspak mirë nga tifozët. Për momentin situata është zgjidhur, por duhet që e gjithë kjo të marrë një zgjidhje përfundimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *