Dorezohet Berluskoni: Shes Milanin!

0

 

Numri 1 i klubit kuqezi pranon se ka dëshirë të largohet nga drejtimi, por vetëm për një synim afatgjatë: ringritjen e “krijesës” së jetës së tij. Ndërkohë, Mihajlovic kritikon: Me mua, s’kishte tensione ne ekip!

Silvio Berluskoni ka qenë para televizorit për të ndjekur ndeshjen e parë të teknikut Broki në “San Siro” (dhe nuk ka mbetur i kënaqur). Numri “1” ka zgjedhur Kristian Brokin për të drejtuar Milanin, një tjetër sinjal që tregon se sa i lidhur është presidenti me skuadrën. Përtej Karpit dhe fundit të sezonit, ai po mendon për të ardhmen: qëllimi, i theksuar edhe mbrëmjen e djeshme gjatë mbledhjes politike të partisë, është ta kthejë Milan-in të madh, edhe pse mund t’i duhet të shesë kuotat e klubit.  Nëse me Z. Bee diskutohej për 48% të aksioneve, grupi i fundit që ka shprehur interes kërkon më shumë dhe për një shifër më të ulët. Në vend që të pyesë veten për sasinë e kuotave që duhet të nxjerrë në shitje, Berluskoni (sigurisht i hidhëruar për dështimin pothuajse të sigurt të negociatave me Taechaubol: ka një ultimatum për fundin e kampionatit…) është i përqendruar te gjetja e një blerësi të besueshëm: “Nëse shes kuotat, – u ka thënë bashkëbiseduesve të tij, – do ta bëj këtë në mënyrë që historia e lavdishme e klubit të vazhdojë”. Zgjidhja e fundit është ajo e një grupi kinez, që është i gatshëm të ofrojë 700 milionë euro për të pasur kontrollin total të klubit.

Mihajloviç – Sinisia Mihajloviç vazhdon të jetë protagonist absolut i emisionit italian “Striscia La Notizia”. Pas dy çmimeve të marra nga programi satiristik, njërin pas shkarkimit nga Milani dhe tjetrin për deklaratën se gratë nuk duhet të flasin për futboll, Mihajloviç u intervistua sërish nga “Canale 5” dhe këtë herë pati thumba për klubin kuqezi.  “Nuk jam i lumtur për skuadrën e Milanin. Edhe unë barazova ndaj Karpit. Megjithatë, tensioni mes futbollistëve nuk ekzistonte në kohën time. Nuk e kam parë kurrë Bakën të dalë nga fusha i tërbuar, 15 minuta para fundit. Unë te Milan ia kalova shumë mirë dhe i dua me zemër ata që ishin futbollistët e mi,” – deklaroi ish-trajneri i kuqezinjve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image