Dorëzim total, Reali heq dorë nga kampionati

0

Reali i Madridit praktikisht ka hequr dorë nga kampionati spanjoll. Sot kampionët në fuqi të Europës u ndalën te barazimi 2-2 në Vigo ku nuk mjaftuan 2 gola nga Geret Bejl në pjesën e parë.

Vetëm uellsiani është lojtari që duket se ka dëshirën dhe energjitë për të bërë diçka te Reali, edhe për faktin se prej kohësh luan me pikatore për dëmtime, ndërsa të tjerët duken me pushime.

Selta tregoi më shumë uri e dëshirë për rezultat pozitiv dhe ndonëse humbi një penallti në pjesën e dytë, me Kejlor Navas që u tregua perfekt, sërish gjeti barazimin në minutën e 81-të me Maksi Gomez.

Mbrojtja e Realit është krejtësisht e shthurur, mesfusha nuk krijon asgjë dhe Ronaldo ka kohë që më shumë nuk është sesa është në fushë, dukshëm i zhgënjyer nga ulja e rendimentit të gjithë skuadrës.

Barça është +16 në renditje: pa koment.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.