Dorë e hekurt, Dortmundi nuk e fal rebelin Dembele

Usman Dembele dëshiron Barcelonën? Dortmundi e pezullon dhe nuk dihet kur do e falë.

Dje në kupë talenti francez nuk luajti me urdhër të klubit gjerman, i irrituar me sjelljen e një djaloshi 20-vjeçar në hapat e para të karrierës, i cili vjet luajti sezonin e parë si profesionist në Francë, ndërsa tani i bën presion Dortmundit ta shesë.

Nëse e shet, Dortmundi do të fitojë miliona pa fund, sepse vjet d bleu për 13 milionë euro dhe tani Dembele vlen thuajse dhjetëfish, por Dortmundi kërkon të japë një mesazh të fortë, sepse edhe më parë ka humbur lojtarë të joshur nga klube më të mëdhenj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *