“Dora e ngrohtë”, Hajdari: Nuk e kam prekur topin

0

Ai që është vënë në qendër të diskutimeve për një prekje të topit me dorë dhe që solli gjithë atë konfuzion në “Loro Boriçi”, futbollisti kuqeblu Arsen Hajdari, pas ndeshjes deklaroi se nuk e ka prekur topin me dorë, duke kundërshtuar atë që trajneri i Teutës Magani tha (“Hajdari e ka pranuar vetë një gjë të tillë”). “Nuk e kam prekur topin me dorë. Është e vërtet se dora ka qenë e ngritur, por nuk kam pasur asnjë kontakt me topin as me kokë e absolutisht jo me dorë. Kam dëgjuar se trajneri Magani është shprehur se kam pranuar se kam prekur topin me dorë. Një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Nuk kisha sesi të pranoja një gjë që as tani nuk e pranoj se s’kam pasur në asnjë moment prekje të topit me dorë. Më vjen keq që po na dënojnë në këtë mënyrë. Mendoj se po na hahet haku dhe se e meritonim të merrnim tre pikë në këtë ndeshje”, janë fjalët e futbollistit kuqeblu Arsen Hajdari për median në Shkodër.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image