Dopingu, peshëngritësi Hysen Pulaku pozitiv edhe në testin B

0

Pas Daniel Godellit dhe Romela Begajt, edhe Hysen Pulaku rezulton pozitiv në testin antidoping. Pulaku rezultoi pozitiv në testin B kundër substancave të palejuara në këtë sport. Kjo është hera e dytë që ky sportist rezulton pozitiv. Të njëjtin rezultat kishte patur edhe në Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012. Ndërkohë, fituesi i medaljes së artë në kampionatin botëror 2014, Daniel Godelli kundërshton rezultatin e testit të parë dhe do t’i nënshtrohet testit B antidoping. / Gazeta Dita

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here