Dopingu na heq, dopingu na jep medalje: Erkand Qerimaj i bronztë!

0

Erkand Qerimaj e mbylli pa medalje Botërorin e peshëngritjes që u zhvillua dhjetorin e shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtangisti shqiptar, i cili garoi ka kategorinë deri 77 kg, ngriti 155 kg në shkëputje, 187 në shtytje dhe 342 kg në dygarësh, duke u renditur në vendin e 6-të.

Garimi i Qerimajt në stilin e shkëputjes nisi me peshën 155 kg, provë të cilën e realizoi me sukses. Në dy provat e tjera Qerimaj dështoi të ngrinte 157 kg. Në këtë stil Qerimaj i rendit në vendin e katërt.

Megjithatë, një ndër tre peshëngritësit që u ngjitën në podium është zbuluar se ka përdorur doping për të përmirësuar rezultatet e tij dhe për pasojë është skualifikuar. Sipas rregullores, i takon Qerimajt të ngjitet një shkallë më lart, që do të thotë se Shqipëria bëhet me një medalje bronzi në stilin e shkëputjes.

Edhe një herë, peshëngritësi shkodran konfirmon se është një ndër yjet e peshëngritjes sonë, që më shumë merret me llafe dhe akuzon për komplote, në një kohë që Federata Botërore e Peshëngritjes ashtu si na hoqi medaljet e Romela Begajt, ashtu na dha një tjetër tani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here