Dopieta e Çotës mposht fierakët, Sopoti “shton oreksin”

0

Skuadra librazhdase kalon me sukses një prej rivalëve direkt në garën për t’u ngjitur në Superiore

 

Nderim GOCI

 

Sopoti – Apolonia 2-0

Shënues: Çota 58’, 66’ ( 11-m)

Sopoti: Lamellari, Pere, Pashaj, Llakaj, Selimaj, Kastrati ( Jaupaj 79’), Cake, Lezi, Ballkoci ( Gjeci 16’), Çota ( Polisi 71’), Berdufi

Trajner: A. Bozhani

Apolonia: Miço, Dimo, Broshka, Nako, Atanda, Kaja, Çako, Lluka (Fili 46’), Lazareviç, Uzuni ( Prifti 71’) , Krasniqi

Trajner: A. Mërgjyshi

Gjyqtarë: K. Kola, N. Bregasi, M. Morina ( Tiranë)

Kartonë të verdhë: Nako, Broshka, Pasha, Uzuni, Çako

 

Skuadra librazhdase ka arritur të mposhtë një nga skuadrat rivale të Grupit B, Apoloninë e Fierit, dhe është vënë në ndjekje të kryesuesve. Dopjeta e ish-futbollistit të Teutës dhe Tiranës, Mirel Çota, i ka dhënë skuadrës së qytetit të tij një trepikësh të merituar. Ndeshja mes këtyre skuadrave konsiderohej mjaft e rëndësishme për vetë afërsinë që kishin në renditje, por dhe për objektivin për t’u ngjitur në Superligë. Për kronikë ndeshja e djeshme e zhvilluar në Pezë Helmes pati dy pamje. Një e parë jo në nivelin e kërkuar. Loja në pjesën dërrmuese të saj është zhvilluar në sektorët e mesfushës, por me një epërsi të lehtë të skuadrës të Sopotit, që në ndeshjen e djeshme ishte pritëse. Ndonëse vendësit përpiqen të rrezikojnë, nuk e kanë saktësinë e duhur para portës kundërshtare. Formacioni i Mërgjyshit mbrohet mirë, por mendon pak për të rrezikuar. Në 25’ e para të ndeshjes regjistrohet vetëm një gjuajtje e Çotës, që është pritur me lehtësi nga portieri Miço. 45’ e para të ndeshjes mbyllet me një tjetër episod, këtë herë janë miqtë fierakë që me anë të Çakos, ndonëse në një pozicion relativisht të largët, kërkon të zërë në befasi Lamellarin, por topi kalon mbi tra. Pjesa e dytë ka tjetër pamje. Myzeqarët përpiqen të jenë më efikas në lojën e tyre sulmuese, por janë të pafuqishëm në momentet e finalizimit. Në të 50’ , fierakët janë pranë shënimit të golit të parë. Depërtim i Krasniqit nga e majta e sulmit, topi i dhënë në formë krosi për pak sa nuk shkoi në rrjetë, por u përplas në shtyllën transversale. Më pas janë sërish fierakët që rrezikojnë, Uzuni i ndodhur në qendër të sulmit dhe pse në afërsi të portës nuk është në gjendje të finalizojë. Goditja e tij me kokë përfundon jashtë, duke regjistruar një tjetër rast të humbur për bardhejeshilët. Pas rasteve të skuadrës fierake, u mendua se goli do të ishte çështje minutash, por librazhdasit, godasin në momentin më të mirë të miqve. Pas një kombinimi brenda zonës, Çota i ndodhur në afërsi të portës nuk fal dhe shënon për skuadrën e tij. 1-0, për Sopotin. Goli i shënuar i jep krah skuadrës së Bozhanit, të cilët shtojnë presionin në portën e miqve. Pas disa minutash këmbënguljeje, librazhdasit dyfishojnë rezultatin po me Çotën, këtë herë pas goditjes së 11-metërshit. Avantazhi i dy golave sikur e dekurajon skuadrën fierake, e cila nuk e ka freskinë e minutave të para. Librazhdasit nga shënimi i dy golave bënë pak përpjekje për të rrezikuar. Miqtë në minutat e fundit ndonëse ju afruan portës, atyre ju mungoi efikasiteti në moment finalizuese. Gjithsesi fitorja e djemve librazhdas është mjaft e rëndësishme dhe tashmë ata e shohin veten në ndjekje të kryesuesve.

 

Thanë pas ndeshjes

Ardi Bozhani; trajner i Sopotit

“Një fitore që na kënaq, aq më tepër kur ajo arrihet ndaj një skuadre rivale siç është Apolonia. Një trepikësh i tillë do të na shërbejë nga ana psikologjike për të përballuar me sukses ndeshjet e ardhshme, duke filluar nga java që vjen me Dinamon, këtu në Pezë Helmes. Në ndeshjen e sotme (djeshme) fitoi shpirti kolektiv dhe agresiviteti i skuadrës”.

 

Artan Mërgjyshi; trajneri i Apolonisë

“Pjesa e parë ishte e ekuilibruar. Në të dytën nuk ishim në lartësinë e duhur. Bëmë gabime amatoreske. Ajo që duhet pranuar është se skuadra nuk kishte forcën goditëse. Do të punojmë për të korrigjuar këto gabime që bëmë në këtë takim dhe të përmirësohemi për ndeshjet e ardhshme”.

 

 

SUPERIORE / U17/ JAVA 5

GRUPI A

(DJE)

Partizani – Brians         0-1

Shkëndija T. – Laçi        3-0

(SOT)

Olimpiku – Vllaznia

Tirana – Akademia F.

Porto -Internacional T.

 

SUPERIORE / U17/ JAVA 5

GRUPI B

Elbasani – Teuta

Shkëndija Dr. – Apolonia

Dinamo – Skënderbeu

Flamurtari – Besa

Pogradeci – A.F Dinamo

 

 

SUPERIORE / U19/ JAVA 5

GRUPI A

(DJE)

Shkëndija T. – Laçi 0-0

Partizani – Brians   1-1

(SOT)

Olimpiku – Vllaznia

Tirana – Akademia F.

Porto -Internacional T.

 

SUPERIORE / U19/ JAVA 5

GRUPI B

Elbasani – Teuta

Shkëndija Dr. – Apolonia

Dinamo – Skënderbeu

Flamurtari – Besa

Pogradeci – A.F Dinamo

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here