“Doni Xhekon? Na jepni Ikardin”, Roma shtang Interin

Juventusi dhe Napoli pëlqejnë Mauro Ikardin dhe janë gati të sigurojnë shërbimet e tij. Drejtuesit e dy klubeve nuk po nxitohen. Fakti që Interi ka vendosur ta shesë dhe ofertat e pakta në drejtim të tij i bën komod dy klubet e interesuara.

Megjithatë, një klub i tretë është shfaqur në skenë. Flasim për Romën që i ka propozuar një ofertë interesante Interit: 30 milionë euro + kartonin e Edin Xhekos, i preferuari i Antonio Kontes për sulmin bashkë me Lukakun. Boshnjaku vlerësohet 20 milionë euro dhe oferta në total shkon 50 milionë euro, por Interi kërkon të paktën 80 milionë euro.

Ikardin e prej një rrogë prej 5 milionë eurosh në sezon. Vetë lojtari preferon transferimin te Juventusi, por Higuain nuk pranon të kalojë te Roma. Diçka e tillë i ka shtyre verdhekuqtë që t’i bëjnë këtë propozim klubit zikaltër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *