“Doni Suson? Na jepni këtë lojtar”, Milani befason Romën

0

Milani dhe Roma vazhdojnë negociatat për Suson. Spanjolli pëlqehet shumë nga verdhekuqtë dhe është drejt transferimit në kryeqytet. Klauzola e tij është 40 milionë euro dhe kuqezinjtë nuk bëjnë ulje.

Roma ofron lojtarë për të ulur çmimin. Pastore, Defrel dhe Xhengiz Ynder janë emrat e ofruar, por Milani ka një dëshirë. Maldini ka kërkuar përfshirjen e Nikolo Zaniolos në operacionin e Susos.

Propozim që nuk i pëlqen aspak Romës, që nuk dëshiron të heqë dorë nga talenti 20-vjeçar. Patrik Shik është një tjetër emër që mund t’i interesojë klubit të “djallit”. Xhampaolo e pëlqen shumë sulmuesin çek, i cili mund të zbarkojë në Milanelo, sidomos pas largimeve të mundshme të Kutrones dhe Andres Silvës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.