Donaruma vullkan: Gjithnjë këta!

0

Nuk kanë fund polemikat pas Juve-Milan dhe tashmë është rutinë, aq sa duket qesharake të dëgjosh të thuhet se këto klube janë miq.

Milani u mund mbrëmë në Torino mes polemikash pa fund, me atë penallti të dyshimtë në shtesë, që shkaktoi tërbimin i lojtarëve të Milanit, ashtu si të tifozëve.

Pas ndeshjes një ndër më nervozët ishte Xhanluixhi Donaruma, i cili nuk gjente qetësi.

“Nuk ka mundësi, gjithnjë kështu na ndodh me ata!”, bërtiste portieri kuqezi, më i miri në fushë.

Pritje pa fund, por mbi të gjitha një gjest kuptimplotë dhe mesazh i qartë pas ndeshjes, në nerva e sipër: puthja e fanellës kuqezi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image