Donaruma vendos rekord në kombëtare

0

Në moshën 18-vjeçare e 31 ditë, portieri i Milanit, Xhanluixhi Donaruma, është bërë, në miqësoren e mbrëmshme, ndaj Holandës, gardiani më i ri i kombëtares italiane në histori.

Bufon e ka bërë debutimin e tij si titullar në moshën 20-vjeçare, në një ndeshje kualifikuese për Europianin 2000, Itali-Zvicër 2-1.

Dino Zof ka zbritur në fushë për herë të parë si titullar në moshën 26-vjeçare, më 20 prill të vitit 1968, në një ndeshje kualifikuese për Europian, të fituar 2-0, ndaj Bullgarisë.

Pas ndeshjes së fituar në Holandë, Donaruma deklaroi: “Jam shumë i lumtur, duke parë si shkoi kjo ndeshje, sepse reaguam mirë pas autogolit që bëmë. Jam i lumtur për debutimin, por është ende Bufon titullari.

“A do të qëndroj te Milani? Për momentin i gëzohem kombëtares, pastaj që nesër mendoj për ndeshjen e radhës. Për të ardhmen do kemi kohë të flasim”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here