Donaruma, që tani në historinë e Milanit

Xhanluixhi Donaruma është tashmë  e historinë e Milanit, por jo me për faktin se është bërë titullar i kuqezinjve duke qenë ende adoleshent, apo se është futbollist kaq i ri me një pagë monstruoze.

Në moshën 18 vjeç e 10 muaj, Donaruma ka luajtur 100 ndeshje me Milanin, si askush në historinë e klubit legjendar.  Sot në Firence Donaruma u kthye në portë, pas mungesës në derbin e Kupës dhe sërish tregoi se është portier klasi.

As Paolo Maldini nuk ia kishte dalë mbanë kaq i ri, sepse 100 ndeshjet i kapi në moshën 19 vjeç e 8 muaj. Xhani Rivera ishte 20 vjeç e 7 ditë, Franko Barazi 20 vjeç e 9 muaj. As Xhixha Bufon nuk i ka luajtur 100 ndeshje kaq i ri.

Donaruma nuk ka pësuar gol në 33 ndeshje deri tani. Do të ishin më shumë, nëse Milani do të ishte ai i vërteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *