Donaruma mund të tradhëtojë Milanin, kuqezinjtë mendojnë edhe për Thomas Strakoshën

Një lojë portierësh pritet të hapet në merkaton e verës në Seria A. Kështu Donaruma është duke menduar seriozisht largimin nga Milani dhe këtë herë as reagimi i tifozëve nuk mund ta ndalë më. Ajo që duhej kujtuar është periudha kur portieri italian ishte pranë largimit nga kjo skuadër dhe etiketimi si “Dollaruma” nga tifozët dhe sedra e prekur, bëri që të qendronte.

Juventusi është menjëherë aty për të bërë ofertën e saj, me një Bufon dhe Shezni që nuk premtojnë për shumë gjatë. Një tradhëti e hapur do të ishte për tifozët e Milanit, por gjithçka mund të ndodhë. Ndërkohë nëse ky transferim do të kryhej, atëherë mediat italiane raportojnë se në listë gjendet edhe Strakosha për të zëvendësuar Donarumën te kuqezinjtë. /Sport Ekspres/