Donaruma: Jam milanist, por…

0
Donaruma (Portier)

Çështja e ditës te Milani mbetet shitja e klubit, por për pasojë flitet gjithnjë e më shumë për të ardhmen e Xhanluixhi Donarumës, i cili pas një viti e gjysmë del i lirë në treg, nëse nuk rinovon.

Rinovimi është problem madhor për Milanin, sepse Donaruma ka oferta nga gjithë Europa. Edhe agjenti Mino Raiola e di mirë vlerën e talentit kuqezi, ndaj ka hapur ankandin.

Ndërkaq, vetë Donaruma ka folur para grumbullimit me Italinë: “Unë jam milanist, shpresoj të qëndroj. Megjithatë, me këtë punë merret agjenti im”.

Donaruma foli edhe për tërbimin e tij pas Juve-Milan, ku akuzoi arbitrat se ndihmojnë gjithnjë Juven: ” Thjesht nerva pas humbjes, nuk ka asgjë për të sqaruar”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here