Dominimi shpërblehet, Anorthosi thyen Laçin dinjitoz

0

Laçi i Besnik Prengës nuk ka arritur  të ruajë avantazhin e pjesës së parë. Kurbinasit surprizuan me golin e Hoxhallarit, por në pjesën e dytë të zotët e shtëpsië arritën të kthenin rezultatit falë penalltisë së konvertuar në gol nga Pranjiç dhe golit të Sisesë. Anorthosis dominoi në mbajtjen e topit, por në minutat e fundit të takimit Laçi rrezikoi me anë të Hoxhallarit dhe Uzunit, por fati nuk ishte me djemtë e Prengës. Tani Laçit nuk i ngelet gjë tjetër veç se të tentojnë përmbysjen në ndeshjen e kthimit në stadiumin e tyre.

Europa League/ Raundi i parë

Ndeshja e vajtjes

Anorthosis Famagusta 2-1 Laçi

Shënues: Pranjiç 52′ (Pen), Sise 60′ / Hoxhallari 21′

Laçi: Selmani ; Hadroj, Gjoni, Hoxhallari, Sefgjini; Lushkja, Heller, Jonuzi; Shtubina, Uzuni, Kendes. Trajner: B.Prenga

Anorthosis: Felgueiras; Kofi, Shildenfeld, Rajo, Mikeltadze (Englezu 82′), Xhurish, Viktor, Sise, Sotiru, Pranjiç, Igiebor (Ekonomides 34’). . Trajner: R.Levi

77′. Laçi shumë pranë barazimit, por portieri Felgueiras bën mrekullinë dhe largon me majat e gishtave topin e harkuar në zonë nga Hoxhallari.

60. Anorthosis përmbys rezulatin në tetë minuta. Një pakujdesi e mbrojtjes kurbinase gjatë një goditje këndi shfrytëzohet nga Sise, i cili kalon qipriotët në avantazh.

52- Barazon shifrat 1-1. Shtubina shkakton një 11-metërsh, i cili ekzekutohet nga ish-lojtari i Bajernit, Pranjiç.

Pjesa e parë-

43′. Laçi del në kundësulm, por vrulli i Uzunit ndalet me faull nga Ekonomides.

37′. Lushkja kryen një pasim të gabuar dhe Anorthosis kërkon të përfitojë menjëherë, por goditja e sulmuesit të qiprotëve shkon disa metra larg portës  së Selmanit.

21′. Befasojnë kurbisanit. Harkimi i Lushkjes nga një goditje këndi shfrytëzohet më së miri nga Hoxhallari, i cili arrin t’i shpëtojë mbulimit të qipriotëve dhe çon topin drejt rrjetës.

15′. Anorthosis ka një rast të shkëlqyer, por shtylla shpëton rastin. Më pas gjytari anësor sinjalizon për pozicion jashtë loje.

1′.Nis ndeshja.

 

Laçi po luan me Anorthosis Fagamusta. Trajneri Besnik Prenga e kishte pranuar që shorti nuk kishte qenë bujar me ta, por gjithsesi do të provojnë shanset e tyre. Mungesa e vetme në këtë takim është ajo e Abdurrahman Fangajt, i cili është dëmtuar gjatë fazës përgatitore.

 

Stafi teknik ka drejtuar seancën e fundit stërvitore sot dhe ekipi nuk është ngarkuar shumë. Fokusi ka qenë te taktika dhe goditjet standarde. Sa i takon formacionit, do të jetë ai i përdorur në ndeshjet miqësore. Kapiteni Selmani është në mbrojtje të katërkëndëshit, kurse në të djathtë të prapavijës luan Hadroj, një debutues.

 

Gjoni dhe Hoxhallari luajnë në qendër, kurse në të majtë i zakonshmi Sefgjini. Mesfusha nis me kroatin Eller para mbrojtjes. Lushkja dhe Jonuzi do të luajnë krah tij, ndërsa nga krahët pritet ta nisin nga fillimi Uzuni dhe Shtubina. Vice Kendes luan i vetëm në sulm.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.