Dominim gjerman, Botas më i shpejti edhe në Azerbajxhan

0

Më në fund pas mbi dy orësh është vendosur linja e nisjes së garës së nesërme të Formula 1 në Baku të Azerbajxhanit. Mercedesi vazhdon që ditë pas dite të na bindë se edhe këtë vit të vendosë hegjemoninë e saj.

Të dyja vendet e para janë “zaptuar” nga dy pilotët e “shigjetave të argjendta”. Ka qenë Valteri Botas që ka surprizuar shokun e tij, Hemilton. Anglezi u rendit i dyti me vetëm 59 të mijtat e sekondës më shumë se finlandezi. Sebastian Fetel arriti të zërë vendin e tretë, ndërkohë që ferraristi tjetër, Leklerk u aksidentua në sesionin e dytë. Monegaskku do të niset i nënti. Verstapen me Red Bull u rendit i katërti.

Provat zyrtare janë pezulluar dy herë pas dy aksidenteve të njëpasnjëshme në të njëjtën kthesë të Kubica dhe Leklerk. Çmimi i Madh i Bakusë zhvillohet në rrugë qyteti dhe është një pistë mjaft e vështirë. Edhe pse zhvillohet në mjedis urban nesër pritet të ketë shumë parakalime edhe për shkak të pjesës së drejtë që është 2.2 kilometra dhe të ofron mundësi shumë të mirë parakalimi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.