Dominim absolut, Feronikeli fiton edhe Kupën e Kosovës

Skuadra e Feronikelit i ka fituar të dy trofetë në Kosovë. Pasi u shpallën kampionë në IPKO Superliga javën e shkuar, skuadra nga Drenasi triumfoi edhe në finalen e Kupës, përballë Trepça ’89, me rezultatin bindës 1-5.

Ndeshja nisi shumë mirë për kampionët e Kosovës, që shënuan 2 herë brenda 27 minutash lojë. Fillimisht, ishte Fazliu ai që shënonte në minutën e 16’, ndërsa Hoti në të 27-ën do të dyfishonte shifrat. Me avantazhin 2-0 të Feronikelit, u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën, starti ishte i njëjtë me atë të pjesës së parë, pasi Feronikeli do të shënonte sërish 2 gola të shpejtë. Morina në minutën e 66’ dhe Rexha në të 70-ën, do të çonin rezultatin në 0-4, para se Muja në të 73-ën të dërgonte shifrat në 1-4, duke shënuar kështu një gol nderi për Trepçën. Në sekondat e fundit të takimit, Feronikeli do të shënonte sërish, për të triumfuar bindhsëm 1-5 në finalen e Kupës, si dhe duke i bërë një “nder” Prishtinës, pasi dhe kryeqytetasit do të jenë në Europë sezonin e ardhshëm. Trepça mbetet duarbosh.

Kupa e Kosovës, finale

Trepça ’89 – Feronikeli   1-5
Shënues: Muja 73’ / Fazliu 16’, Hoti 27’, Morina 66’, Rexha 70’ 90+1′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *