Domgjoni dhe Selmani u rezultuan “bingo”! Trajneri i ekipit turk do të na marrë “gjithë Superioren”

Menemesporit po i ecën mjaft mirë tregëtia me lojtarët në Shqipëri. Deri tani vetëm me Laçin është duke u provuar në merkato dhe u kanë rezultuar si “bingo”. Gentian Selmani është duke u kërkuar nga skuadra me shumë emër, aqsa në janar u përfol edhe për Serinë A.

E për të vazhduar më tej, David Domgjoni, që i janë dashur vetëm 8 ndeshje me fanellën e Menemesporit. Me sigurinë e madhe që ka treguar në prapavijë dhe për faktin se mund të përdoret kudo në mbrojtje, ka tërhequr interesimin e Beshiktashit dhe Fenerbaçes.

Pikërisht për këtë arsye, sipas asaj që raportojnë mediat turke dhe e pohuar nga vetë trajneri i Menemesporit, Cenk Laleci, ka instaluar një sistem në shtëpinë e tij dhe pushimin e Koronavirusit është duke shfrytëzuar për të parë ndeshjet e zhvilluara në Shqipëri, Kroaci, Bullgari dhe Rumani. Tani ajo që mund të thuhet me siguri është se Menemespori do të shtrihet edhe në skuadra të tjera në Superiore, jo vetëm te Laçi dhe nëse rezultojnë po aq të suksesshme këto blerje, atëherë do të kemi një ekip shqiptar në Turqi. /Sport Ekspres/