Doli nga fusha përpara kohe prej dëmtimit, Kumbulla qetëson tifozët: Do të kalojë shpejt

Marash Kumbulla nuk arriti ta përfundonte takimin e sotëm kundër Bolonjës, teksa iu desh të linte fushën në minutën e 25. Shkak për një gjë të tillë u bë një problem me syrin e lojtarit pas një përplasjeje me një futbollist kundërshtar.

Por mbrojtësi shqiptar ka reaguar pas përfundimit të ndeshjes. Kumbulla ka zgjedhur të bëjë një postim në rrjetin e tij social në “Instagram”, ku komunikon se i vjen keq që u largua aq shpejt nga loja. Gjithashtu futbollisti shqiptar i qetëson të gjithë se do të rikthehet shpejt.

“Një dëshmi tjetër e karakterit, e substancës, e saktësisë. Mund të merrnim edhe diçka më shumë. Më vjen keq që u largova nga fusha por pata një problem jo të parëndësishëm, por do të kalojë shpejt”, ka shkruar Marash Kumbulla./Sport Ekspres/