Doka parashikon: Fitojmë në Kukës, shënon Ngo

Albi Doka nuk ka luajtur ende asnjë minutë në vitin 2018, pasi është i dëmtuar, ndaj do ta ndjekë nga tribuna edhe sfidën kundër Kukësit.

Për Supersportin, mbrojtësi 20-vjeçar ka folur për ndeshjen e sotme, duke dhënë një parashikim të guximshëm: “Fiton Tirana, golin e fitores do ta shënojë Ngo”.

Dëmtimi i tij: “Kam disa javë që nuk po luan dhe do të mungoj edhe 10 ditë”.

Kupa: “E fituam vjet, por nuk e festuam dot, pasi ramë nga kategoria. Tani duam ta fitojmë sërish dhe ta festojmë si duhet, duke u kthyer në Superiore”.

Ofertat nga jashtë: “Ka pasur disa klube të interesuar, por nuk u bë asgjë. Për momentin jam nën kontratë me klubin, mendoj vetëm për Tiranën, merren të tjerë me këtë punë”.

Tirana ka frikë nga arbitrat dhe Doka flet hapur: “Arbitrat e favorizojnë Kukësin, duam lojë të drejtë dhe nëse do jetë e tillë, kam besim se Tirana do fitojë dhe do ta shihni vetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *