“Doka nuk është sjellë mirë me Tiranën”! Jupi e thotë qartë: Më keq se rasti Trashi, do iki pa para në Kroaci

Albi Doka do të largohet nga Tirana dhe do ta vazhdojë karrierën e tij në Kroaci, teksa do të luajë me Gorican. Këtë e ka konfirmuar vetë lojtari te “Procesi Sportiv”, por bardheblutë nuk do të përfitojnë asnjë të ardhur nga kjo “shitje”. Nëse mund ta quajmë të tillë, pasi kontrata e Dokës do të përfundojë dhe do të largohet si futbollist i lirë.

Ylli Aga ka treguar se Tirana ka bërë gjithçka që mbrojtësi të rinovonte, madje duke “e kërcënuar” edhe me rastin Mala për ta dërguar tek të rinjtë nëse nuk do të pranonte, por vazhdoi t’i besonte pa u plotësuar kërkesa përshkak se nuk kishte një tjetër zgjidhje. Jupi thekson se ky rast është edhe më keq se i Trashit, që u shit për një shifër të ulët në Kuvajt.

“Ky rast është edhe më keq se i Trashit se Tirana nuk do të përfitojë asgjë nga shitja e Dokës. Do të iki si lojtar i lirë. Klubi mund të përfitojë për formimin e lojtarit deri në moshën 23-vjeç, por Doka i mbushi dhe Tirana nuk merr asgjë. Lojtari nuk është sjellë mirë me klubin, më vjen keq që e them këtë. Doka, Muçi, Halili dhe Celhaka janë shumë të rinjë dhe janë investim për klubin. Doka duhej të rinovonte me ekipin për mirënjohje dhe për atë se çfarë kanë bërë”, tha Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *