Doka në Kroaci, thuajse e kryer

Albi Doka u ndoq në Tel Aviv nga Hajduku i Splitit dhe duket se drejtuesit e klubit kroat kanë mbetur shumë të kënaqur nga paraqitja e 20-vjeçarit të Tiranës, zbulimi i madh i sezonit të fundit te bardheblutë, së bashku me Mervejlin, edhe ky drejt shitjes.

Hajduku ka kohë që e ndjek talentin bardheblu dhe i ka bërë edhe një ofertë Tiranës, duke mbetur vetëm detaje të vogla për t’u kompletuar. “Sport Ekspres” shkruante më 29 qershor se Doka pas dy ndeshjeve kundër Makabit do të transferohet në Kroaci, ndërsa nuk dihej ende nëse Tirana do ta shiste tërësisht talentin e vet, apo do të mbante një përqindje të kartonit në rast rishitjeje, pasi qartësisht Hajduku shpreson ta vlerësojë dhe ta shesë shumëfish.

Tani gazeta mëson se talenti bardheblu me shumë gjasa do të jepet në huazim për një vit, me Hajdukun që do të ketë të drejtën e blerjes pas një viti, por me shifra më të larta se oferta që i ka bërë këtë verë Tiranës.

Sido që të shkojë, do të ishte një biznes i mirë për Tiranën, sepse edhe nëse Hajduku vendos të mos e mbajë, Tiranës i kthehet një mbrojtës 21 vjeç, shumë më i pjekur dhe gati për Superioren e mundshme, nëse nuk vijnë oferta të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *