Doka ndjek Tiranën nga tribuna, situata me të dëmtuarit

Tirana zhvilloi një test miqësor pasditen e sotme ndaj Dinamos, ku triumfoi pastër 2-0. Një test pozitiv në përgjithësi për bardheblutë, të cilët i gëzohen rikthimit të sulmuesit, Namdi Oduamadi. Nigeriani duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe u aktivizua në pjesën e dytë.

Ndërkohë, Albi Doka ka disa probleme me gjurin dhe për këtë arsye e ndoqi ndeshjen nga tribuna. Gjithashtu, Bedri Greca mungoi në takimin e sotshëm, por sipas stafit teknik, pritet që anësori të jetë gati për kampionatin.

Uinful Kobinah është i vetmi që shqetëson trajnerin Mema, me sulmuesin që mungoi edhe në sfidën e fundit ndaj Kastriotit. Nga ana tjetër, mesfushorët Karabeci dhe Mauexhe do të mungojnë në ndeshjen e radhës ndaj Laçit si pasojë e kartonëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *