“Doka na bëri shaka pa kripë për 1 prill”, flet Gentian Muça: Na ka trembur të gjithë te Tirana

Gentian Muça ka folur për “News24” nga karantina. Mbrojtësi i Tiranës është shprehur se COVID-19 nuk ka për të ndalur përfundimisht ecurinë pozitive të klubit, por përkohësisht. Gjithashtu është shprehur se për datën 1 prill Albi Doka ka bërë një shaka pa kripë që ka trembur shumë te Tirana në këtë kohë të Koronavirusit.

“Kohën që e kam humbur me familjen po e zëvendësoj tani, megjithëse është e vështirë. Mamaja dhe unë nuk kemi dalë fare në këto kohë, përveçse unë kam shkuar dy herë në javë për të bërë ato pazaret e nevojshme.

Kjo është një gjë kalimtare dhe nuk duhet të humbim besimin e durimin. E vërtetë që nuk është një gjë që ta shohim e parashikojmë, por të presim që të kalojë vetë. Shyqyr Zotit te Tirana janë të gjithë mirë, përveçse asaj shakaje pa kripë që na bëri Doka në 1 prill që na trembi të gjithë sikur ishte sëmurë. Unë e kam provuar edhe njëherë që të ndalojë gjatë në futboll dhe e di këtë ndjenjë, por tani do të vuajmë të gjithë bashku, pasi do të ketë pasoja edhe ekonomike. Ky virus mund ta ndalë përkohësisht Tiranën pasi do ta vazhdojmë atje ku e lamë”, tha Muça.  /Sport Ekspres/