“Doka ka të drejtë”, flet Abazaj: Belgjika më ka lënë vesin e çokollatave, në verë lëviz që këtu

Krital Abazaj u rikthye sërish në Superiore këtë sezon, ku la Anderlechtin dhe në formë huazimi u bashkua me Kukësin. Momentalisht kampionati është ndalur dhe kjo erdhi në kohën e duhur për kuksianët, gjë që e pranon edhe vetë sulmuesi për emisionin “Fan Zone” në “Supersport”. Gjithashtu Abazaj pranon edhe fjalët e thëna nga miku i tij Albi Doka se duhet të presë dhe të shohë Tiranën duke ngritur titullin kampion, teksa i jep të drejtë mbrojtësit bardheblu duke parë distancën në renditke. Sa i përket të ardhmes, lojtari i Kukësit shprehet se në verë do të largohet nga verilindorët dhe do  të kthehet te Anderlechti.

Deklarata e Albi Dokës

“Albi e nisi vrullshëm, më bllokoi që në fillim. Ai ka të drejtë, sepse Tirana ka krijuar një diferencë kur kanë mbetur edhe 12 ndeshje”.

Ambientimi në karantinë

“Jam mësuar me këtë situatë, sepse në Belgjikë qëndroja vetëm. Dilja vetëm me disa miq të mi. Kohën e lirë, përgjithësisht, e kaloj me Albin, e kam shokun më të mirë, dhe më shokët e mi, ata të rrethit tim”.

Ndërprerja në kohën e duhur?

“Besoj se po, sepse po kalonim një moment të keq, edhe pse po luanim mirë. Po ndëshkoheshim në minutat e fundit, na kishte ndodhur në katër ndeshjet e fundit me Tiranën, ndeshjen në Ballsh, në Durrës. Tirana e ka krijuar me meritë këtë distancë që ka”.

Rasti i humbur me Teutën

“Për ne, sulmuesit, kur humbim rastet, është e rëndë. Në stërvitje unë gjihtmonë i shënoj ato raste, por nuk e di pse zgjodha të godisja në atë  mënyrë”.

Frogoriferi miku më i mirë?

“Të them të drejtën, po. Kur isha në Belgjikë, konsumoja shumë çokollata, na e ka lënë këtë ves”.

Komunikimet me Gjicin

“Nuk kam komunikime me presidentitn, ai ka qenë i angazhuar me punët si kryetar bashkie”.

Titulli

“Nuk e di, kemi shumë ndeshje të vështira, me Partizanin me Tiranën… Unë besoj, por  sigurisht që është e vështirë”.

E ardhmja

“Po pres merkaton e verës, do të lëviz nga këtu. Në verë do të kthehem tek Anderlechti. Shpresoj të gjejmë një zgjidhje për të mirën time dhe të klubit”, ka thënë Kristal Abazaj./Sport Ekspres/